Ish- sulmuesja e Vllaznise Maria Bashka ka gjetur menjehere ekip pas largimit nga Shkodra. Prej pak ditesh ajo eshte bashkuar me skuadren turke Trabzonspor me te cilen do te luaje deri ne fundin e ketij sezoni.

Lajmin e ka bere te ditur per gazeten “Shkodra Sport” vete lojtarja e cila ne nje prononcim te shkurter eshte shprehur: “Ditet e fundit kam firmosur me skuadren turke te Trabzonsporit me te cilen do te luaje deri ne fund te ketij sezoni.

Oferta e kesaj skuadre me erdhi menjehere pas largimit nga Vllaznia dhe nuk hezitova per ta pranuar dhe jam e kenaqur qe do te luaje ne kampionatin turk gjate ketyre muajve te ardhshem. Skuadra ime e re per momentin ndodhet ne vendin e tete te renditjes ne Superlige dhe do te mundohem te bej me te miren per ta ndihmuar ate te arrije objektivat qe ka”

E pyetur nderkohe per pervojen tre mujore tek Vllaznia me te cilen luajti ne fazen e grupeve te Champions League, Bashka pergjigjet: “Patjeter qe jam e lumtur per ate eksperience me Vllaznine me te cilen luajta ndaj emrave te medhenj europiane dhe kjo pervoje ne Shkoder padyshim qe nuk do te hiqet asnjehere nga mendja”.

22 vjeçarja me origjine nga Saranda por qe eshte rritur ne Greqi, deri ne muajin tetor ka qene pjese e skuadres kampione te Bullgarise Lokomotiva Stara Zagora dhe pas eliminimit te saj ne turin e pare, iu bashkua Vllaznise me te cilen u mundua te bente me te miren dhe me mbarimin e ndeshjeve europiane, perfundoi edhe kontrata e tij me ekipin kuqeblu, nderkohe qe tashme do te jete pjese e skuadres turke Tranzonspor.
Gjergj KOLA