Trajneri i PSG-së, Kristof Galtie është i bindur se Lionel Mesi do të qëndrojë në klub edhe pas fundit të sezonit.

Kontrata e yllit argjentinas skadon në verë, por negociatat për rinovimin e saj janë në vazhdim.

“E di që bisedimet mes palëve për vazhdimin e kontratës së tij janë në një fazë të avancuar.

Në çdo rast, rinovimi i Mesit është një çështje e drejtorit sportv Luis Kampos pasi nuk e di se ku janë gjërat saktësisht.

Unë besoj se Mesi është i lumtur te PSG dhe është i përkushtuar ndaj projektit”, u shpreh francezi gjatë një deklarate për mediat.