Karlo Ançeloti është shpallur trajneri më i mirë në botë për vitin 2022 nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).

Në sezonin e kaluar ai mundi të fitonte katër trofe me Realin e Madridit, mes të cilëve Ligën e Kampioneve dhe kampionatin spanjoll.

Në renditjen e vitit 2022, Ançeloti ka lënë pas trajnerin e Mançester Sitit, Pep Guardiola dhe atë të Marokut, Valid Regragui.

Për italianin kjo është e treta herë që shpallet trajneri më i mirë në botë pas sukseseve në vitin 2007 kur drejtonte Milanin dhe në vitin 2014 kur drejtonte Realin e Madridit.