Një nga lojtarët më të përfolur të javëve të fundit, Enzo Fernandez dha mesazhin për të mbyllur një herë e mirë diskutimet për largimin nga Benfika. 

Teksa ka qenë në syrin e shumë ekipeve, ai ka vendosur të mos largohet dhe se zemra e tij është në ekipin portugez.

Pasi shënoi golin që siguroi fitoren për ekipin e tij në 1/16 e Kupës në Portugali, Fernandez shfrytëzoi rastin të drejtonte gishtin nga toka, duke lënë të kuptohet se do qëndrojë te kjo skuadër.