Dita e sotme ka dhuruar nje perballje shume interesante ne kalendarin e ndeshjeve te kategorise se pare te futbollit shqiptar. Ne Burrel do te ndeshet skuadra vendase me ate te Beselidhjes. Per kete te fundit, ky 90 minutesh konsiderohet jetik per qendrimin e saj ne kete kategori.
Duke qene e nje rendesie te tille, tifozet lezhjane kane siguruar se do te jene perseri prane skuadres se tyre te zemres per ta mbeshtetur, me shpresen e marrjes se nje rezultati pozitiv.
Permes nje mesazhi te faqen e tyre, tifozet e Beselidhjes bejne te ditur se do jene ne Burrel ne mbeshtetje te skuadres. Ja çfare shkruhet ne kete faqe: “Neser nisja behet ne oren 12.30 ku do te kete autobuze dhe bileta falas. Ora 15.00 nis ndeshja Burreli- Beselidhja.
Kushti apo kerkesa jone e vetme eshte te mundohemi te tregojme sa me shume qytetari ne mbeshtetje te çunave. Eja edhe ti mbeshtet çunat ne Burrel, per nje qellim. Ora 12.30 niset autobuzi tek stadiumi per ne Burrel”.
Beselidhja ndodhet ne vendin e fundit ne renditje dhe ne rast se nuk fiton neser, padyshim qe shanset me pas per mbijetese duken thuajse zero. Per kete arsye, kjo perballje ndaj Burrelit merr edhe me shume rendesi./SHKODRA-SPORT.COM/