Atletik U15 vazhdon të beje mire ne kampionatin e kategorise se pare te kesaj grupmoshe dhe dy dite me pare ai ka marre edhe fitoren e rradhes, duke mundur me rezultatin 2-0 ekipin e Erzenit. Nje fitore kjo qe e ka ngjitur ekipin shkodran te drejtuar nga trajneri Saimir Kaloshi ne vendin e dyte te renditjes.

Ndeshja eshte luajtur ne kompleksin sportiv “Zmijani” ne Shkoder dhe eshte dominuar nga vendasit, megjithate pavaresisht rasteve te krijuara, goli ka vonuar te dale ne drite sepse pjesa e pare eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 0-0.

Krejt ndryshe ne te dyten kur pas presionit te vazhdueshem, sulmuesi Armando Vuksani ne minuten e 56-te ka arritur ta dergoje topin ne rrjete duke kaluar skuadren e tij ne avantazh. Pas 6 minutash nderkohe do te vinte edhe goli i dyte qe kishte per autor futbollistin Viktor Luka.

Perfundimisht 2-0 per Atletik U15 qe me kete fitore eshte ngjitur ne kuoten e 16 pikeve duke mbajtur per momentin vendin e dyte ne renditje, e cila kryesohet nga Apollo 2006 me dy pike me shume. Ne rradhet e ekipit shkodran nderkohe spikat sulmuesi Armando Vuksani i cili deri tani ka arritur te shenoje 8 gola ne 6 ndeshje.


ATLETIK U15- ERZENI U15 2-0

Golat: Vuksani ’56, Luka ’62

ATLETIK U15: Lumçi, Syla, Hebovija, Bajri, Nuha, Kastrati, Gjergji, Luka, Kastrati, Qytetaj, Vuksani. Trajner Saimir Kaloshi. U aktivizuan edhe Brruli, Berdica e Kurtaj.

Nderkohe, Atletik U14 ka luajtur ne kryeqytet ndaj Dinamos dhe ka humbur me rezultatin 2-4 ku golat per ekipin shkodran jane shenuar nga Bletaj dhe Hoxhaj./SHKODRA-SPORT.COM/