sh-lojtari i kombëtares shqiptare, Rudi Vata, për RTSH-në është shprehur se kjo sfidë ndaj Islandës është shume e vështirë, duke qenë se edhe gjendja psikologjike nuk është aspak e mirë.
Atmosfera duket se është e vakët dhe Vata thekson se tifozët janë numri 12 I kuqezinjve, e duhet të jenë në stadium për të mbështetur Kombëtaren.
“Shpresojmë për një rezultat pozitiv. Do jetë një ndeshje e vështirë, pasi edhe gjendja psikologjike është e rëndë, por sot duhet të fitojmë.
Mendoj që skuadra jonë po kalon një moment të vbështirë dhe tifozi është shumë I rëndësishëm, pa tifozin, Kombëtarja nuk ka jetë. Uroj që tifozëria të rikthehet në stadium. Pa ta në stadium ne nuk do të motivohemi dot. Skudra do e ketë shumë të vështirë pa përkrahjen e tyre”.
Kujtojmë që ndeshja mes Shqipërisë dhe Islandës, e vlefshme për Eleminatoret e Euro 2020-të, do të luhet në “Elbasan Arena”, me fillim nga ora 20:45 minuta