Shqipëria fitoi 0-1 në Hungari, duke marrë 3 pikë të rëndësishme për Kualifikueset e Botërorit 2022. Emocionet më të mëdha të sfidës padyshim ishin në momentin që tanët shënuan.

Ishte pikërisht minuta e 80-të, kur Broja çon peshë zemrat e shqiptarëve. Menjëherë pasi topi preku rrjetën, emocionet kapluan komentatorin e Supersport, Ylli Aga.

Më zërin e ngjirur nga britmat dhe me fjalët që tregonin peshën emocionale, të gjithë e kuptuan një gjë të tillë. Situata zgjati deri në momentin kur kryesori mbylli takimin, sakaq padurimi bëhej edhe më i madh në momentet e shtesës.

“BROJJJJAAAAAAAAAAAAAA. GOOOLLLLLLL. Sërish Armando Broja. I jashtëzakonshëm, fenomenal. E pabesueshme çfarë bën në këto momente” – Dëgjohet teksa thotë ai.

Ndërsa në fund, një nga komentatorët më të mirë thotë: “Fitoreee”./newsport/