Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE SPORT I HUAJAubameyang rrezikon 6 vite burg, ja arsyeja

Aubameyang rrezikon 6 vite burg, ja arsyeja

Pierre-Emerick Aubameyang pasi debutoi me gol me fanellën e Arsenalit, duket se do të ketë probleme me autoritet e Gjermanisë.Futbollisti i Arsenalit ka përfunduar në gjyq për shkak se ka refuzuar ti nënshtrohet kontrollit të nivelit të alkoolit në 28 qershor të 2014.

Aubameyang po udhëtonte maseratin e tij në krahinën e Lombardisë, kur u pikas nga policia me një shpejtësi shumë të lartë. Pasi u ndalua nga policia ai refuzoi ti nënshtrohej kontrollit të policisë për nivelin e alkoolit, por policia arriti ta identifikonte atë falë pasaportës së tij.

Ndërkohë policët që ndaluan futbollistin janë shprehur se sapo ai ka hapur xhamin, sytë e tij ishin të kuq nga alkooli, si dhe brenda në makinë vinte një erë e tmerrshme alkooli.

Ky rast u publiku nga “La Stampa”, ndërkohë që futbollisti rrezikon nga një deri në gjashtë vite burg, si dhe një gjobë deri në 6000 euro, pasi ka humbur një seancë gjyqësore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments