Çeshtja “Latifi” ka marre vemendjen ditet e fundit, pikerisht per shkak te sjelljes se lojtarit dhe me pas denimit nga ana e klubit. Ne media te ndryshme madje eshte perfolur edhe mundesia e nderprerjes se bashkepunimit mes paleve, por ne fakt nuk eshte keshtu.

Ka qene drejtori sportiv i Vllaznise Auron Miloti, ai qe i ftuar ne emisionin “Fair Play” ka folur per kete çeshtje, por fillimisht ka dhene opinionin e tij per sfiden me Partizanin dhe demtimin e futbollistit Esat Mala.

“Ky eshte nje kampionat i çuditshem, 5-6 ekipet e para te renditjes jane shume afer me njeri- tjetrin. Ne ne çdo ndeshje futemi si ne nje finale, per ta fituar ate. Keshtu ishte edhe ndaj Partizanit, nje skuader qe vinte me moral te larte pas fitores ne derbi.

Me duhet ta pranoj se ishte nje ndeshje e veshtire. U be nje ndeshje e bukur nga te dy skuadrat dhe ne fund mendoj se barazimi nuk ndihmoi as Vllaznine dhe as Partizanin, por vetem Tiranen. Por ne kete ndeshje dolem te merzitur edhe nga nje fakt tjeter, demtimi i Esat Males. Ai eshte nje humbje e madhe per skuadren ne keto momente dhe sigurisht qe shpreh keqardhjen per demtimin e tij sepse kemi te bejme me nje djale dhe sportist te shkelqyer”- eshte shprehur Miloti.

Drejtori sportiv i Vllaznise njekohesisht eshte ndalur edhe tek çeshtja “Latifi”, per te cilen eshte shprehur: “Ai ka bere nje gabim dhe kete e ka pranuar edhe vete. Kuptohet qe gabime bejme te gjithe, por ne rradhe te pare me duhet te sqaroj se Latifi eshte lojtar i Vllaznise dhe ai e ka kuptuar gabimin e bere. Eshte ne stervitje me ekipin dhe shpresoj qe kete jave do te jete ne dispozicion te stafit”.

Nderkohe sa i takon objektivave te Vllaznise, Miloti eshte shprehur: “Ne jemi ne te dy frontet, kupe dhe kampionat. Sa i takon kupes, shkojme tek sfida me Partizanin me nje avantazh prej dy golash nga ndeshja e pare, por kjo nuk do te thote asgje sepse duhet te perqendrohemi maksimalisht tek sfida e kthimit.

Ne rast kualifikimi, do te ishte nje plus i madh per skuadren edhe ne aspektin moral te skuadres dhe me pas te perqendrohemi tek sfida e kampionatit me Laçin ku padyshim qe objektiv do te jete fitorja. Vetem ne kete menyre, duke i vleresuar ndeshjet nje e nga nje, mund t’ia dalim te arrijme objektivat qe kemi”./SHKODRA-SPORT.COM/