Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE SPORT I HUAJAustralia, pengesë e vështirë për Danimarkën, barazim 1-1

Australia, pengesë e vështirë për Danimarkën, barazim 1-1

Nuk kanë shkuar më shumë sesa barazimi 1-1 ekipet e Danimarkës dhe Australisë në ndeshjet e dyta të grupit C.

Eriksen ishte ai që kaloi danezët në avantazh që në minutën e 7, por Jedinak barazoi shifrat me anë të një penalltie.

Një 11-metërsh, që ashtu si shumë të tjerë në këtë Botëror, u sinjalizua nga sitemi VAR.

Me këtë rezultat, Danimarka ngjitet në kuotën e 4 pikëve, ndërkohë që Australia merr pikën e parë në këtë kampionat botëror, duke mbetur pas Francës me 3 pikë, ndërkohë që mbyll grupin Peruja me zero pikë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments