Turneu i përfaqësueseve rajonale që organizohet nga Federata e Futbollit për ekipet e moshave U-13, U-14 dhe U-15 do të rikthehet sërish më 8 maj, teksa kjo është hera e dytë brenda këtij viti që ky turne zhvillohet nga FSHF.

Pjesë e këtij turneu do të jenë të gjitha ekipet rajonale të këtyre tre grupmoshave nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Fieri, Korça, Lezha dhe Gjirokastra, që si synim kryesor ka evidentimin e elementëve të rinj që luajnë në kampionatet rajonale të organizuara nga FSHF dhe vëzhgimin e mëtejshëm të tyre nga stafi i të gjitha ekipeve kombëtare, për të seleksionuar lojtarët e rinj që mund të jenë potencial i ekipeve kombëtare të moshave në vijim.

Ndeshjet e grupeve do të nisin nga dita e sotme dhe do të luhen në Kamëz dhe Fier, ndërsa finalet që do të përcaktojnë fituesin e secilës grupmoshë do të zhvillohen të enjten e 11 majit në ‘Shtëpinë e Futbollit’ në Tiranë.

Ekipet kombetare te Zones se Shkodres do te ndeshen me ato te Durresit, me deshiren per te fituar dhe per te shkuar ne finale. Kujtojme qe ne ndeshjet e luajtura ne muajin janar, kombetarja U13 e Zones se Shkodres me trajner Haris Dalipi u shpall kampione.

Në bazë të rregullores së këtij aktiviteti, kohëzgjatja e çdo ndeshjeje do të jetë; për moshën U-13 me 2 pjesë nga 30 minuta; për moshën U-14 me 2 pjesë nga 35 minuta; për moshën U-15 me 2 pjesë nga 40 minuta. Në rast barazimi nuk do të aplikohet koha shtesë, por goditjet e penalltive që do të përcaktojnë edhe fituesin e çiftit.