Të gjithë e dinë se si është fundi i kampionatit, por përralla është më e bukur kur ta tregon vetë Nastradini i Superligës. E pyetën ca ithtarë presidentin Duka, fill pas humbjes “befasuese” të Tiranës me Teutën :

-President, ky derbi Tirana –Partizani, do na bëjë me zemër, më mirë na e trego se si do të jetë fundi i këtij kampionati?

Presidenti Duka , që vdes kur ia bëjnë këtë pyetje , habitet me “fëmijët e rritur” : “ Çfarë jam unë magjistar që ta dijë se kush e merr kampionatin!

Edhe unë, që kam më shumë se 20 vite në këtë lloj futbolli, këtë herë ..kam gabuar në disa ndeshje. E keni dëgjuar si thuhet nëpër studio e TV-së : ky është kampionat i çuditshëm! Edhe për mua keshtu është…

-President, keni të drejtë, prandaj nuk vijnë më njerëzit nëpër stadiume , sepse ishin mesuar t’i bënin golat vetë…s’kishte çudira fare! (Marrë nga Sfidanti.al)