Ish-presidenti i UEFA-s, Mishel Platini gjatë një interviste për “La Stampa”, nuk kurseu asnjë kritikë ndaj drejtuesve aktualë të lartë të futbollit.Collage Maker-08-May-2023-09-48-AM-1269

“E vërteta është se si Ceferin ashtu edhe presidenti i FIFA-s, Infantino janë zhvatës të vendeve. Kam luajtur futboll dhe nuk ka asnjë reformë në programet e tyre përveçse të bëjnë më shumë lojëra dhe të arkëtojnë më shumë para.

Dhe kështu ata nuk respektojnë garat që kanë bërë historinë e futbollit”.

Për idenë e tij për Fair Play-in Financiar, ai thotë: “Diçka reziston, por është e komplikuar që presidenti i UEFA-s Ceferin ta zbatojë nëse mbështetësi i tij kryesor është emiri Al Khelaifi i PSG-së”.