Katër javë para përfundimit të kampionatit, Celtic është shpallur zyrtarisht kampion i Skocisë. Ekipi nga Glasgow arriti të fitojë ndaj Hearts me rezultatin e pastër 2-0 në javën e 34-t të kampionatit skocez.

Furuhashi ishte ai që prishi ekuilibrat e takimit dhe më pas Hyun-Gyu Oh vulosi takimin. Me këtë fitore, Celtic u shpall matematikisht kampion i Skocisë për të 53-ën herë në histori.

Gjithashtu, ky ishte titulli i dytë kampion radhazi i Celtic në Skoci pasi edhe vitin e kaluar ata u shpallën kampion.

Në 34 javë të kampionatit, ata renditen në vendin e parë me 95 pikë të grumbulluara.