Java e pestë e kategorisë së parë dhuroi një fitore vendase, tre barazime dhe nje fitore skuadra udhetuese ne grupin A. Jave e cila ishte efikase për skuadrat të cilat deri në këtë javë nuk kishin arritur te merrnin shum pikë per ekipet e fundit te tabeles.

Veleçiku – Egnatia (1-0)
Pushimi prej nje jave ndikoi mire tek skuadra e Veleçikut e cila arriti te fitoje kunder nje kundershtari relativisht te forte si Egnatia. Fitore e cila normalisht duhet te mos krijoje eufori tek vendasit por te vazhdojne me lojera bindese ecurine pozitive ne ndeshjet e javeve ne vijim. Egnatia esht skuader e cila akoma ka pretendimet e saj nisur edhe nga investimi i bere.

Terbuni-Beslidhja (1-1)
Kryendeshja e javes ishte kjo per mendimin tim, ku Terbuni po tregon se eshte nje skuader e cila kete sezon eshte e veshtire per t’u mundur, por barazimet normal se e lene ate ne vendnumero ne pozicionin e tabeles. Gjithsesi eshte akoma fillimi dhe diferenca me kreun esht vetem 4 pike. Beslidhja mendoj se nga menyra si eshte organizuar dhe nga deklaratat ne shtyp, ne raport me piket qe ka, ne 5 jave 10 pike, them se eshte dashur te kete 2 pike me shum. Pra ka bere shume gabime per nje skuader pretendente prej se ciles kerkohet me stabilitet ne rezultate.

SHKUMBINI – Kastrioti (2-2)
Shikojme perseri nje barazim ku Shkumbini me racional me merkato e media arrin te jete ne skuadrat pretendente. Kurse Kastrioti ashtu si Beslidhja eshte shume konfuz ne perfomancat e tij, pavaresisht se diferencat e skuadrave me njera tjetren ne 7 vendet e para jane shume te vogla. Mendoj se akoma asnje nga keto skuadra nuk ka dhene me shume se njera tjetra. per t’u dalluar se kush esht ekipi me i organizuar gjithmone me ate qe japin ne fushe e jo ne media.

Burreli-Korabi (0-0)
Vlen te theksoj se Korabi eshte nje nder skuadrat e ketij grupi me perfomancen me te mire ne keto 5 jave. Duhet te shikohet ne vijim ne raport me kontigjentin e lojtareve qe ka ne dispozicion. Burrelin e shikoj ne nje pozicion te veshtire sepse esht ekip fushe dhe pikerisht aty po gabon, pavarsisht se ne skuader eshte imvestuar, rezultatet po mungojne.

Dinamo – Erzeni (0-2)
Dinamo ndoshta do pret janarin per te arritur te dale nga kjo krize rezultatesh. Erzeni duhet shume per t’u vlersuar sepse tregon se ka nje grup lojtaresh shume efikas qe pershtaten shume mire me kategorine e pare.

•Ne keto pese jave konstatoj se diferencat e skuadrave te 7 vendeve te para jane shum te vogla. Korabi dhe Erzeni do thoja jane dy skuadrat te cilat kane treguar ne fushen e lojes, me shume efikasitet ne objektivin e ndeshjeve. Kastriotin e shikoj se ka gabuar ne dy ndeshje te cilat ka pesuar permbysje dhe kjo eshte ajo qe nuk duhet te ndodhe per nje ekip pretendent. Ashtu si edhe me Beslidhjen qe me barazime nuk fiton nje pike por humb dy pike sepse eshte projektuar per kampione. Gjithsesi renditja pas javes se 10-te do te percaktoje shume gjera sepse skuadra do te marrin formen e duhur ne raport me ate te cilen ekipet do japin ne fushen e blerte.