Në fitoren ndaj Tirana AS ka lënë gjurmët e saj me shënimin e dy golave që ndihmuar në arritjen e rezultatit përfundimtar 3-1 në favor të ekipit të saj.

Klaudia Rrotani jo më kot mban edhe shiritin e kapitenes tek ky ekip sepse është një nga vlerat e mira të “Juban Danja” gjatë gjithë këtyre viteve.

Duke folur për “Shkodra Sport” pas ndeshjes me Tirana AS, ajo është shprehur: “Jam shumë e kënaqur në fakt me lojën e gjithë ekipit dhe jo vetëm se fituam. Një ndeshje e fituar me shpirt gare dhe besoj se puna e lodhshme që kemi bërë në stërvitje u kurorëzua me sukses me fitoren ndaj një ekipi mund të them pretendent siç është Tirana AS”.

E pyetur në lidhje me objektivat e ekipit për këtë sezon, kapitenia Rrotani u shpreh: “Besoj se kemi nisur një sezon të mirë. Këtë e treguam që në javën e parë kur morëm një barazim në transfertë me ekipin e Kinostudios dhe fituam në javën e dytë ndaj Tirana AS.

Unë besoj se sukseset tona do të vazhdojnë edhe në ndeshjet e tjera me rezultate pozitive”. Javën e ardhshme ndërkohë “Juban Danja” do të udhëtojë drejt Durrësit për t’u ndeshur me Teutën dhe padyshim që objektivi do të jetë fitorja edhe në atë takim.
© shkodrasport.com