Carlo Ancelotti ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për miqësoret e Brazilit në javët e ardhshme dhe duket qartësisht që është një cikël krejtësisht i ri. “Seleçao” luan dy miqësore ndaj Australisë dhe më pas me Indinë, ndërsa trajneri italian ka dhuruar shumë surpriza.
Janë 8 lojtarë debutues: Pedro Morisko, Otavio, Artur Dias, Zhair Kunja, Mateuzinjo, Mauro Zhunior, Breno Bidon dhe Gabriel Bontempo. Ndërkohë janë rikuperuar edhe lojtarë që nuk mundën të shkonin në Botëror si Estevao, Andrei Santos dhe Zhoao Pedro.
Mungesat janë 16 në krahasim me listën që mori pjesë në Botëror, teksa emra si Nejmar, Danilo, Kasemiro, Fabinjo, Aleks Sandro, Alison dhe Ederson i kanë dhënë lamtumirën përfundimisht ekipit.
LISTA
Portierë: Hugo Souza (Korinthians), Morisko (Koritiba), Otavio (Kruzeiro).
Mbrojtës: Artur Dias (Atletiko-PR), Douglas Santos (Zenit), Gabriel Magajaesh (Arsenal), Zhair (Notingem Forest), Markinjos (PSG), Mateuszinjo (Korinthians), Mauro Zhunior (PSV), Vitor Reis (Mançester Siti), Ueslei (Roma).
Mesfushorë: Andrej Santos (Mançester Junajtid), Breno Bidon (Korinthians), Bruno Guimaraesh (Arsenal), Danilo Santos (Botafogo), Douglas Luiz (Juventus), Gabriel Bontempo (Santos).
Sulmues: Endrik (Real Madrid), Estevao (Çelsi), Zhoao Pedro (Çelsi), Pedro (Flamengo), Rafinja (Barcelona), Rajan (Bornmuth), Samuel Lino (Flamengo), Vinicius (Real Madrid).


