Portieri i Kosovës, Arijanet Muriç, ndryshon përsëri kampionat. Gardiani i talentuar, nën kontratë me skuadrën e Mançester Sitit, ka mbyllur sot huazimin e tij te Zhirona, por ka qëndruar vetëm pak orë pjesë e anglezëve.

Ka qenë vetë klubi ai që ka bërë të ditur se Muriç tashmë do të luante në Holandë, në radhët e klubit të Vilem II, në të cilin bën aktualisht pjesë edhe Lindon Selahi. Portieri ishte pjesë e skuadrës së Zhironës në Spanjë, por nuk aktivizohej me këtë klub ndaj kërkoi një sistemim të ri, pasi kështu po humbte edhe vendin e tij në radhët e përfaqësueses së Kosovës.

Mançester Siti vendosi që të çonte futbollistin në një klub me të cilin ka vazhdimisht bashkëpunim, siç është Vilem II. Atje Muriç do të ketë mundësinë që të aktivizohet më rregullisht, në tentativën për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit holandez.

Kështu, në vijimin e sezonit Muriç dhe Selahi pritet të jenë të dy titullarë te kjo skuadër e cila aktualisht mban vendin e 16 me 13 pikë pas 20 ndeshjesh të luajtura. /vipsport/