Menjëherë pas përfundimit të këtij raundi në Kategorinë Superiore, është bërë publike edhe axhenda e javës së 14-të.

Kjo javë është e ndarë të luhet në dy ditë gjatë fundjavës. Gjithçka nis ditën e premte, më 29 nëntor, ku Tirana do të luajë ndaj Kukësit. Ende nuk dihet se cili do të jetë stadiumi që do presë ndeshjen më të rëndësishme të javës, pasi “Selman Stërmasi” ka ende probleme me barin.

Më tej, katër takimet e tjera do të luhen ditën e shtunë, më 30 nëntor. Luftëtari do të presë Vllazninë në Gjirokastër, në takimin e programuar të nisë në 13:30. Në të njëjtën orë, është programuar të luhet edhe Bylis-Partizani, si edhe takimi mes Laçit e Flamurtarit.

Ndërkohë, java do të ulë siparin me takimin mes Teutës dhe Skënderbeut, me fillim nga ora 16:30 e 30 nëntorit.

AXHENDA – JAVA 14

E premte, 29 nëntor

Tirana-Kukësi | 18:00

E shtunë, 30 nëntor

Luftëtari-Vllaznia | 13:30

Bylis-Partizani | 13:30

Laçi-Flamurtari | 13:30

Teuta-Skënderbeu | 16:30