Pavaresisht ndonje deklarate te perhapur ne media, Rudi Vata ka konfirmuar faktin se asnjehere nuk ka deklaruar qe djali i tij Rocco nuk do te luaje per Shqiperine.

Ne nje lidhje direkte me emisionin “Sport Show” ne TV1 Channel, ish- kapiteni i kombetares shqiptare ka deklaruar: “Nuk e di si jane perhapur lajme te tilla. Kam dhene vetem nje interviste per nje media irlandeze ku kam shpjeguar dhe arsyet pse djali im zgjodhi kombetaren e ketij vendi.

Nuk kam thene dhe nuk do ta them asnjehere nje gje te tille, do te isha i lumtur nese djali im nje dite do te luante per kombetaren shqiptare, ashtu siç kam bere edhe une.

Deri ne keto momente asnje person pergjegjes nga Federata Shqiptare e Futbollit nuk me ka kontaktuar per te me pyetur nese djali im ka deshire te luaje me Shqiperine”- ka thene Vata.

Por nderkohe, moderatori Gasper Marku e ka informuar ne lidhje me deklaraten e Sulejman Memes qe ka deklaruar se dyert e kombetares kuqezi jane te hapura per Roccon, dhe Rudi ka shtuar: “Deri me tani askush nuk me ka kontaktuar. Nuk kam ndonje pritshmeri per kete gje, e kam mesuar djalin qe ashtu si ja kam dale vete, te luftoje edhe ai per te arritur me te miren ne karrieren e tij”.
www.shkodrasport.com