Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar axhendën për ndeshjen e muajit mars në Superiore. Konkretisht do të luhen tri javë në total në kuadër të elitës së futbollit shqiptar. Bie në sy ndryshimi i orarit, për ndeshjet që nuk luhen nën dritat e prozhektorëve. Nga ora 13:30 me të cilën ishim mësuar, pikërisht në 15:00.
Vllaznia ka mësuar datat dhe oraret në të cilat do t’i luajë tre ndeshjet e ardhshme. Kështu me Flamurtarin do të luhet të dielën e ardhshme në orën 18:00 ndërsa kryesfidën me Egnatian me të cilën do të hapet edhe faza e katërt e kampionatit, do të luhet të premten e datës 13 mars në orën 19:00. Ndërsa me Dinamon në kuadrin e javës së 29-të do të luhet në “Loro Boriçi” të martën e datës 21 mars në ora 18:00.
JAVA 27
8 mars(e diel)
Bylis – Vora, ora 15:00
Tirana – Elbasani, ora 15:00 (“Selman Stërmasi”)
Flamurtari – Vllaznia, ora 18:00
9 mars(e hënë)
Egnatia – Teuta, ora 19:00
Dinamo – Partizani, ora 19:00 (“Air Albania”)
JAVA 28
13 mars(e premte)
Egnatia – Vllaznia, ora 19:00
14 mars(e shtunë)
Tirana – Bylis, ora 15:00
Flamurtari – Elbasani, ora 18:00
15 mars(e diel)
Vora – Partizani, ora 15:00
Dinamo – Teuta, ora 18:00 (“Air Albania”)
JAVA 29
20 mars(e hënë)
Elbasani – Egnatia, ora 19:00
21 mars(e martë)
Bylis – Flamurtari, ora 15:00
Teuta – Partizani, ora 18:00
Vllaznia – Dinamo, ora 18:00
22 mars(e mërkurë)
Tirana – Vora, ora 15:00


