Dy ekipet e të rinjve të Vllaznisë në basketbol, ato për të rinj dhe për të reja, e kanë nisur kampionatin e sivjetëm me fitore. Ekipi i të rinjve, i drejtuar nga trajneri Roland Koka ka arritur të fitore në Tiranë ndaj ekipit ABC Valbona me 21 pikë diferencë ose më saktësisht, 40-61. Ky ekip është kampion në fuqi i vendit dhe sigurisht që do të kërkojë ta mbrojë këtë titull edhe sivjet. Edhe ekipi i të rejave me trajnere Afërdita Rakajn, e ka nisur me fitore kampionatin.

Ajo në javën e parë ka luajtur në Tiranë ndaj Studentit. Ndeshja ka qenë me shumë rivalitet dhe në fund ka fituar Vllaznia 40-39. Duhet theksuar fakti se sivjet po vërehet një pjesmarrje e gjerë ekipesh, nga 10 për secilën kategori. Kjo pjesmarrje do të rrisë edhe rivalitetin megjithatë të shpresojmë tek sukseset e dy ekipeve të Vllaznisë.

www.shkodrasport.com