Dy ditet e fundit ne media ka dale emri i Azdren Llullaku si lojtari per te cilin Vllaznia eshte e interesuar dhe deshiron ta beje pjese te saj ne merkaton e janarit.
Ish- sulmuesi i kombetares shqiptare qe aktualisht luan ne ligen e dyte rumune me ekipin Konkordia Chiajna, ka luajtur 14 ndeshje kete sezon dhe ka shenuar 4 gola me te. Ai e ka pranuar per mediat interesimin e Vllaznise dhe ka lene te hapur gjithcka sa i takon mundesise se ardhjes ne Shkoder.
“Po eshte e vertete se me kane kontaktuar nga klubi Vllaznia permes menaxherit tim. Ka patur nje interesim prej tyre dhe jane munduar te me kontaktojne. Une jam aktualisht nen kontrate me klubin e Konkordias.
Megjithate nese ka nje interesim te madh, serioz dhe konkret, mbetet per t’u pare se si do te shkojne gjerat. Me kete dua te them se nese do te kete biseda konkrete dhe te drejteperdrejta ne vazhdim, jam i gatshem te komunikoj”- ka deklaruar Llullaku.
Sulmuesi kosovar edhe me pare ka qene ne bisedime me ekipe te kampionatit shqiptar teksa ka qene shume prane kalimit te Kukesi, ndersa ne te kaluaren ka patur oferta edhe nga Partizani e Flamurtari, por pavaresisht kesaj asnjehere nuk ka pranuar te vije ne Shqiperi.
Ndoshta kete here do ta binde Vllaznia, skuadra e cila kryeson kampionatin dhe qe po kerkon te futet fuqishem ne merkato sepse nuk deshiron ta leshoje vendin e pare qe mban aktualisht ne renditje./SHKODRA-SPORT.COM/