Nje futbollist i Vllaznise eshte zgjedhur ne formacionin me te mire te javes se katert te “Abissnet Superiore” duke qene se ka spikatur me paraqitjene e tij.

Behet fjale per mbrojtesin Esin Hakaj. Ai pavaresisht ofendimeve te vazhdueshme qe ka marre nga tifozeria vendase, ka bere nje ndeshje te perkryer duke spikatur mbi te gjithe ne fushen e lojes.

Si rrjedhoje, “Panorama Sport” e ka zgjedhur ne formaicionin me te mire te javes. Ai eshte sebashku me Aleksin e Teutes dhe Najdovskin e Tiranes me te miret ne mbrojtje ndersa portieri i javes eshte zgjedhur Harizaj i Dinamos.

Ne katershen e mesfushes ka patur vend per E. Vilen e Teutes, Totre te Tiranes, Ibraimin e Dinamos dhe Plakun e Teutes. Nderkohe treshja e sulmit per kete jave ka qene e perbere nga Çyrbja dhe Pedro te Egnatias dhe Stenio Junior i Partizanit.

Sakaq, trajneri me i mire i javes se katert te “Abissnet Superiore” eshte zgjedhur shkodrani i Teutes Edi Martini. Fitorja e skuadres se tij ndaj Kukesit kryesues ka bere qe te dy ekipet te nderrojne vendet ne renditje./SHKODRA-SPORT.COM/