Tre ekipet veriore qe marrin pjese ne grupin A te Kategorise se dyte kane hyre mesa duket ne nje konkurrence te forte me njera- tjetren dhe jo vetem.

Kjo eshte pare edhe ne dy perballje qe ato kane zhvilluar, fillimisht ne Barbullush ne mes Murlanit e Ades (0-2) dhe me pas ne Koplik mes Veleçikut e Murlanit (2-1).

Por nderkohe gjate dites se sotme kemi dhene lajmet per levizjet ne merkato te dy prej ekipeve. Konkretisht, Murlani ka bere realitet marrjen e dy futbollisteve braziliane, ndersa se fundi edhe Ada ka federuar nje futbollist nga Liberia.

Nuk ka qendruar prapa ne kete drejtim as Veleçiku. Mesohet se ne limitet e merkatos ai ka federuar nje ish- futbollist te Vllaznise. Emri i tij per momentin nuk eshte bere i ditur, megjithate ne ditet ne vijim do te mesohet gjithçka.

Me lojtare te tille me pervoje si Arsen Hajdari, Arenc Dibra apo lojtari qe kane federuar se fundi, koplikasit e drejtuar nga trajneri Haris Lika do te synojne deri ne fund ngjitjen ne kategorine e pare./SHKODRA-SPORT.COM/