Kampionati kombetar i basketbollit te meshkujve do te nise qe ne javen e pare me nje super- ndeshje, ate “klasiken”, Tirana Neptun- Vllaznia.

Ky eshte verdikti i shortit te hedhur diten e sotme ne ambjentet e Federates Shqiptare te Basketbolli. Në fjalën hapëse nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHB-së, Z. Korab Llazani, ekipet pjesëmarrëse morën një panoramë të përgjithshme për aktivitetet e edicionit 2021-22.

Në shortin e drejtuar nga Drejtori i Garave i FSHB-së, Z. Elton Saliaga, u përcaktuan ndeshjet e javës së parë për secilin kampionat kombëtar dhe per meshkuj Vllaznia do te luaje javen e pare ndaj Tiranes ne transferte.

Nderkohe per femra Vllaznia do te luaje po ashtu ne Tirane javen e pare, por ndaj Partizanit. Tashme mbetet per t’u percaktuar data e ndeshjeve te javes se pare, teksa mendohet qe ato te luhen ndoshta qe mesjaven e ardhshme.

Nderkohe ekipi shkodran ne pergatitje per ndeshjen e pare te kampionatit, zhvilloi mbremjen e sotme nje ndeshje miqesore ndaj Kamzes te cilen e fitoi me rezultatin 91-55./SHKODRA-SPORT.COM/