Thursday, February 5, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBajern Mynih heq dorë nga futbollisti francez. Zyrtarizohet huazimi aty ku u...

Bajern Mynih heq dorë nga futbollisti francez. Zyrtarizohet huazimi aty ku u bë i famshëm

Bajern Mynih ka marrë në vendim surprizë, duke ndarë rrugët me mesfushorin francez Sasha Boei.

Futbollisti kishte përfunduar shumë mbrapa në hierarkinë brenda skuadrës nën drejtimin e Vincent Kompani, por pakkush mendonte se do të largohej gjatë merkatos së janarit.

Bavarezët kanë bërë të ditur se kanë huazuar futbollistin në radhët e Gallatasarajt, nga ku e kishin transferuar në janarin e vitit 2024. Ai është dhënë në huazim deri në fundin e sezonit me të drejtën e blerjes së kartonit të tij nga klubi turk.

Gallatasaraj bëri të ditur se do i paguante Bajern Mynihut 500 mijë euro për huazimin e lojtarit, si dhe vetë futbollistit 1,75 milionë euro për muajt deri në mbyllje të këtij edicioni. Lojtari ka luajtur në këto dy vite te Bajern Mynih në 38 ndeshje, duke shënuar në gol e duke dhënë 5 asiste.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments