Bajern Mynih ka nënshkruar për tre vite me talentin kosovar Arijon Ibrahimoviç. 15-vjeçari shihet si talent mjaft premtues dhe aktivizohet në ekipet zinxhirë të kampionëve.
Ibrahimoviç i ri ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me bavarezët duke bërë një hap të madhe në karrierë.
Mesfushori ka lindur në Gjermani, por ka dhe nënshtetësi kosovare pasi familja e tij ka migruar herët drejt Europës.
Lajmin e bëri zyrtarë vetë faqja e akademisë së Bajernit në ‘’Twitter’’ duke marrë dhe pëlqimin e fansave bavarez.