Erzeni do të luajë sfidën e fundit të këtij sezoni ndaj Tiranës. Një sfidë mjaft e rëndësishme ndaj bardhebluve, me skuadrën e Alfred Deliallisit që kërkon të shmangë rënien dhe zonën “Play-Out”. Në “Niko Dovana” duke nisur që nga ora 16:00 ditën e nesërme luhet vetëm për 3 pikët.

Për këtë duel klubi shijakas u bën thirrje tifozëve të jenë sa më të shumtë në numër për të mëbshtur skuadrën, ndërsa thekson se mbështetja e tyre është një forcë e madhe për lojttarët.

“Përshëndetje të nderuar tifozë. Mbështetja juaj është një forcë e madhe për ne dhe ecurinë e këtij rrugëtimi të bukur që po përfundojmë , ndaj ju ftojmë të na nderoni me prezencën tuaj masive në stadium për ndeshjen e nesërme ndaj Tiranës.

Merr një shok, ejani në stadium”, kanë shkruar shijakasit.