Bajerni i Mynihut duket se ndodhen në një situatë të vështirë pas dëmtimit të Manuel Nojer, i cili ka mbyllur sezonin me kampionët e Gjermanisë. Gjithsesi duket se këta të fundit e kanë gjetur zëvendësuesin e duhur të gjermanit.

Bëhet fjalë për gardianin zviceran, Jan Somer, i cili aktivizohet në Bundesligë me Mëshengladbah.

Siç raporton “Sky Sport Germany”, ishte vetë drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamidziç, i cili kontaktoi me portierin, me këtë të fundit që duket se i pëlqen një kalim i mundshëm te kryesuesit e Bundesligës.