Trajneri i Vllaznia U21, Dean Sibson, ka folur sot para mediave pas ndeshjes, Vllaznia U21-Laçi. Pas kësaj ndeshje, të vlefshme për javën e 17-të, për këtë grupmoshë, trajneri anglezi ka treguar se ata duhet t’i marrin ndeshjet një e nga një, teksa shpreson shumë që skuadra e tij të mbajë këtë ritëm loje deri në fund të sezonit, në mënyrë që të arrijnë qëllimin e tyre që kanë ata, titullin kampion.

“Jam i kënaqur me trepikëshin sot. Kemi pasur disa pengesa gjatë rrugëtimit tonë deri më tani. Jam i kënaqur me trepikëshin e marrë sot dhe me reagimin e skuadrës, pas dy barazimeve rresht që kemi pasur në shtëpi kundër Bylisit dhe Dinamos.

Ishim të zhgënjyer edhe për se si shkoi ndeshja me Egnatian javës së kaluar, por kemi biseduar gjatë gjithë javës me lojtarët dhe fitorja sot ishte tregues i disiplinës dhe gjithë motivimit që ata kishin për t’u rikthyer te fitorja.

Kemi ndryshuar sistemin tonë taktik, nga 4-2-3-1 në 3-4-3 dhe kjo ka pasur shumë benefite, qoftë për Hoxhën, qoftë edhe për Dedën, të cilët kanë pasur lirshmërinë për të lëvizur prapa sulmuesve. Jam shumë i kënaqur që Hoxha shënoi sot dhe uroj të vazhdojë kështu edhe më tej.

Do t’i përgjigjem gjithmonë njësoj pyetjes që më keni bërë për titullin kampion. Qëllimi ynë, që nga dita e parë, ishte të fitonim kampionatin. Duke qenë se e kam bërë më përpara në vende të tjera, e di sa e vështirë është kjo. Duhet t’i marrim një nga një ndeshjet me rradhë dhe ndoshta nuk mund t’u jap përgjigjen që do t’u pëlqejë, por kjo është përgjigjia që do të merrni dhe kështu do ta bëjmë.

Kemi disa ndeshje emocionuese për të luajtur këtu, që është Partizani apo edhe Teuta, pas disa javësh. Nuk e kam thënë këtë që do të them tani. Pas ndeshjeve të fundit që kemi pasur në shtëpi, qoftë me Bylisin, qoftë me Tiranën, apo edhe me Dinamon, ne nuk i fituam ato ndeshje, por as nuk i humbëm.

Megjithatë duhet të mundohemi që nga tani e tutje, përveçse rezultateve tona, të përfitojmë nga çdo gabim i mundshëm, që mund të bëjnë kundërshtarët tonë dhe të mbajmë këtë ritëm e formë loje, e cila ka qenë e mirë”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Vllaznia U21, Dean Sibson.
Maringlen ZHIVANI