Ndeshja e fundit e Vllaznisë ndaj Skënderbeut, mori shumë komente, Një penallti qesharake dhe një karton i kuq i patolerueshëm ishin ato që u bënë temë diskutimi në opinionin sportiv.

Analisti i sportit, Kujtim Dervishi, ka folur rreth këtyre dinamikave, teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Sport Show” në TV1-Channel. Dervishi tha se kanë rënë shumë në sy ndëshkimet e padrejta që i janë bërë Vllaznisë javët e fundit.

“Ndeshjet e Abissnet Superiore, unë i ndjek të gjitha pa përjashtim, jo vetëm ndeshjet e Vllaznisë. Në këtë pikë, them se Vllaznia është shumë mirë, vihet re një mobilizim i ekipit, ka dëshirë për të fituar ndeshjen, ka angazhim, gjë që është shumë me rëndësi.

Mbesim sërish tek faktet, që ne nuk shënojmë, aq sa krijojmë. Po të përmendim statistikat rreth 12 herë, kemi bërë gjuajtje në portë dhe është konkretizuar me kaq pak gola, në krahasim me gjuajtjet në portë. Merita i takon edhe portierit të skuadrës së Skënderbeut, Rexhepi.

Asaj ndeshje ndaj Skënderbeut, mendoj se skuadra jonë i mori maksimumin, më pas për t’u analizuar dhe gjykuar, janë edhe sjelljet apo gjykimet e arbitrave të ndeshjes. Kanë rënë në sy shumë ndëshkimet e padrejta, ndalimet e sulmeve të Vllaznisë”,-tha në prononcimin e tij, analisti i sportit, Kujtim Dervishi.
Maringlen ZHIVANI