Friday, May 15, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMirel Josa e pranon: Vetëm tek 2 skuadra në Shqipëri nuk dua...

Mirel Josa e pranon: Vetëm tek 2 skuadra në Shqipëri nuk dua të punoj, për gjitha të tjerat jam i hapur për bashkëpunim

Trajneri i mirënjohur, Mirel Josa, ka bërë një rrëfim special në emisionin “Dosja e Futbollit”, në “RTSH Korça”, kur ndër të tjera, është pyetur në lidhje me një rikthim të mundshëm te skuadra korçare, me të cilën ai arriti të shkruante historinë, duke u kualifikuar në grupet e Ligës së Europës. Ja si përgjigjet trajneri kryeqytetas:

A do të riktheheshe sot te Skënderbeu?

“Unë pse them kur iki nga një skuadër dua të le miq. Jam kthyer 3 herë te Skënderbeu, jam kthyer 3 herë te Tirana, jam kthyer 3 herë te Vllaznia.

Gjithçka varet nga drejtimi, qoftë i imi qoftë i njerëzve atje. Jam i hapur për bashkëpunim me të gjitha skuadrat, përveç dy skuadrave, të cilat nuk mund t’i them. Te të cilat nuk punoj më mirë të themi, por nuk do t’i nxjerr emrat”, deklaroi Josa.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments