Friday, May 15, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREManuel Neuer rinovon kontratën me Bayern Munich

Manuel Neuer rinovon kontratën me Bayern Munich

Manuel Neuer ka nënshkruar një kontratë të re me Bayern Munich, e cila do ta mbajë atë te klubi gjerman deri në vitin 2027.

Ndonëse ka mbushur 40 vjeç, portieri veteran ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij edhe për një tjetër sezon, që do të thotë se do të luajë të paktën deri në moshën 41-vjeçare. Vetë Neuer u shpreh se ky vendim i mori pak më shumë kohë pasi dëshironte të mendohej mirë, por është plotësisht i bindur se ka bërë zgjedhjen e duhur.

Portieri është pjesë e rekordmenëve që nga viti 2011, periudhë kur u transferua nga Schalke, dhe që prej asaj kohe është shndërruar në një legjendë të vërtetë të bavarezëve me 597 paraqitje zyrtare.

Gjatë këtij rrugëtimi të gjatë, ai ka fituar gjithçka me fanellën e Bayernit, duke numëruar 13 tituj kampionë në Bundesliga, 5 Kupa Gjermanie, 7 Superkupa, 2 trofe të Champions League, 2 Superkupa Europe dhe 2 Botërorë për Klube.

Përveç Neuer, kontratën edhe me një vit e ka rinovuar edhe portieri tjetër me përvojë, Sven Ulreich, duke plotësuar kështu treshen e gardianëve të Bayernit së bashku me të riun Jonas Urbig.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments