Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBajerni kthen sytë nga Italia, hedh “grepat” për sulmuesin e Serisë A

Bajerni kthen sytë nga Italia, hedh “grepat” për sulmuesin e Serisë A

Largimi i Robenit dhe Riberisë nga Bajerni, jo vetëm që dha fund një epoke të shkëlqyer bavarezëve, por u hapi punë të madhe për t’i zëvendësuar lojtarët.

Klubi është duke vëzhguar shumë lojtarë, duke filluar nga Sane, Dembele etj. Siç raporton “Kicker”, bavarezët tashmë kanë kthyer sytë nga Seria A dhe nga Roma. Xhengiz Under intrigon Bajernin dhe ata po bëjnë sondazhet e para.

Turku sezon që lamë pas ka pasur disa probleme fizike dhe në 19 ndeshje shënoi 6 gola. Ai ka një kontratë deri në vitin 2022 me Romën, por ekipi kryeqytetas është mësuar t’i shesë lojtarët shumë lehtësisht.

Mbetet për t’u parë se cilat do të jenë lëvizjet e Bajernit për sa i pëkret krahëve të sulmit dhe interesit me Xhengiz Underin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments