Portieri i Kukësit, Angelo Tafas pësoi një dëmtim të rëndë me Kombëtaren U21, duke këputur meniskun lateral dhe meniskun medial. 21-vjeçari është operuar në Bologna, Itali, ku shkoi për një trajtim më të specializuar.

Së fundmi Tafas ka informuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale, që ndërhyrja e tij është kryer me sukses. “Po bëhem më mirë, do të kthehem më i fortë”, motivon portieri.

Falenderimi i parë shkoi për doktorin që kreu operacionin e rëndësishëm për të riun e Kukësit: “Dua të falenderoj doktorin tim personal Panagiotis Alexandropoulos që më operoi dhe do më ndihmoi të kthehem në fushë sa më shpejt!!”.

Tafas nuk harroi të përmendë personat që i kanë qendruar pranë në këto momente të vështira: “Edhe dua të bëj një falenderim special vetëm për familjen, miqtë dhe të gjithë ju që më shkruani mesazhet pozitive këto ditë. Ju faleminderit!”, shkruajti ai.

Tafas ka qenë titullar fiks në Kukësin e këtij sezoni duke realizuar dhe performanca pozitive. Ky dëmtim e lë jashtë fushave të blerta për këtë sezon, me shpresën se do kthehet më i fortë në sezonin tjetër./newsport/