FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESkënderbeu merr një lajm të mirë nga FIFA pas ndeshjes me Vllazninë

Skënderbeu merr një lajm të mirë nga FIFA pas ndeshjes me Vllazninë

Merkato e Skënderbeut është zyrtarisht e zhbllokuar nga FIFA dhe një gjë të tillë e kanë bërë të ditur vetë korçarët në faqen e tyre zyrtare. Tashmë bardhekuqtë kanë të drejtën e federimit të lojtarëve të afruar gjatë verës.

Skënderbeu vuajti për të mbyllur çështjen e humbur në muajin maj. Drita jeshile ndërkohë erdhi më 27 gusht nga FIFA.

Situata për bardhekuqtë ndryshon në prag të sfidës me Dinamon, që vlen për javën e dytë të Abissnet Superiore. Trajneri Julian Ahmataj do të ketë alternativa shtesë, ndryshe nga sfida me Vllazninë ku u detyrua të luante me një kontigjent të reduktuar lojtarësh.

Bëhet fjalë për Georgios Lagonidis, Luan Lleshi, Amadu Sejdi, Xhemil Jahiji, Viktor Braga, Enur Totre, Ousmane Drame, Amadu Diallo, Nikola Veliçkovski, Ahmad Musa dhe Jeremiah Junior Thomas.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments