FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVIDEO/ Edi Martini: Nga ndeshja në ndeshje jemi në rritje, synojmë të...

VIDEO/ Edi Martini: Nga ndeshja në ndeshje jemi në rritje, synojmë të marrim pikë ndaj Elbasanit

Vllaznia luan në transfertë me Elbasanin nesër në orën 18:30 në ndeshjen e vlefshme për javën e 2-të të Superiores. Në prag të këtij dueli, trajneri Edi Martini ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp.

“E kam thënë që në ndeshjet e para rezultati është shumë i rëndësishëm dhe loja nuk është aty ku duhet të jetë, por nevojiten pikët. Është ndeshje e fortë, kemi punuar gjithë javën për rikuperuar atë që nuk shkoi në sfidën e parë, jemi përgatitur për më të mirën, në Elbasan nuk është e lehtë për të marrë pikë, por do ja lemë fushës.

Janë pak a shumë në të njëjtin pozicion si ne, e ndoqa ndeshjen me Laçin, skuadër kompakte, do mundohemi ti eliminojmë pikat e tyre të forta. Aspekti psikologjik nuk është keq, vijmë nga një barazim që na vjen keq, jo se luajtëm mirë, por duhet të kishim rezultatin, ashtu siç duhet të marrim pikë, skemi ngërc se një ndeshje kemi barazuar.

Nuk ndikon largimi i Kobiljar, se kemi shumë lojtarë të tjerë, deri në sekondat e fundit mund të ketë ndonjë ardhje, presim. Do të ishte mirë të luanim me tifozë se janë armë plus, ka shumë ndeshje që fitohen edhe jashtë fushe. Nga ndeshja në ndeshje të jemi në rritje, shumë lojtarë nuk janë shkrirë me ekipin, nuk janë bërë një me ekipin, por që shumë shpejt do të jenë.

Gjini nuk ka qenë kurrë lojtar i Vllaznisë, por ka qenë i huazuar nga Ballkani. Mbaroi afati që ne e kishim në zotërim, u kthye te Ballkani dhe më pas ka shkuar te Elbasani, nuk e di si kanë vazhduar gjërat më vonë”, deklaroi Martini.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments