Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri është duke zhvilluar javët deçizive, aty ku do të mësohen verdiktet finale për objektivat e çdo skuadre.

Lojtari Rudolf Popaj I ka dhënë fund aventurës me Burrelin, duke qenë largimi I parë ende pa u hapur merkato. Mbrojtësi ka disa oferta nga ligat e ulëta gjermane, ndërsa parasheh të ardhmen në Europë.

21 vjeçari ka mbyllur me konsensur marrëveshjen me matjanët, ndërsa karrierën pritet ta zhvillojë në Gjermani. Mbrojtësi nga Bajza zhvilloi 7 takime me Burrelin, ndërsa u afrua në ekip gjatë janarit.

Kështu, Burreli do të duhet të bëjë pa të riun Popaj në mbrojtje, duke kërkuar zëvendësues të denjë për të, në javët e mbetura.