Ballkani, skuadra kampione e Kosovës, i ka dhënë lamtumirën Ligës së Kampioneve në mënyrën më të keqe të mundshme. Kosovarët synonin kualifikimin pas fitores në sfidën e parë me shifrat 2-0 në Kosovë, por kanë zhgënjyer plotësisht në transfertë.

Vendasit kanë dominuar plotësisht ndeshjen dhe kanë shfrytëzuar gabimet e njëpasnjëshme në prapavijën e skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja, për të shënuar para Koliçit.

Dy gola në secilën pjesë loje bën që Ludogorets të kalonte me meritë në raundin tjetër, ndërsa Ballkani të fillojë të përgatitet për duelin e tyrit të dytë që do ta luajë në Ligën e Konferencës.

LUDOGORETS 4-0 BALLKANI (0-2)

Tekpetej 4′, 45’+1′, Tisera 49′, 79′ Kaio Vidal