Mesfushori senegalez, Mbaba Ndiaye nuk ka udhëtuar me Vllazninë dje drejt Austrisë ashtu siç pritej. Stafi teknik nuk e ka pare te arsyeshme ta perfshije ne planet e tij per momentin.

Në fakt, 21-vjeçari ka munguar edhe në seancën e së martës, duke lënë të kuptohet se nuk do të jetë më pjesë e skuadrës.
Ai u stërvit për rreth dy javë me kuqeblutë, duke dhënë sinjale pozitive, por pa mundur të firmosë një kontratë me Vllazninë.

Ne fakt, ne kampin shkodran ka qarkulluar edhe nje ide per te firmosur nje kontrate afatgjate me kete lojtar dhe per ta huazuar ne nje skuader tjeter ku do te mund te tregonte aftesite e tij per momentin.

Mbaba është një mesfushor krahu, që vjen pas aktivizimit në Serinë D italiane me skuadra si Foxhia, Nola, Troina dhe Acireale.