Wednesday, July 29, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMiqësorja me Laçin, një 'shans' për dy sulmues tek Vllaznia

Miqësorja me Laçin, një ‘shans’ për dy sulmues tek Vllaznia

Shkruar nga Endri ÇINARI

Vëmendja në miqësoren e së mërkurës mes Vllaznisë dhe Laçit nuk do të jetë vetëm te skuadra në tërësi, por edhe te disa futbollistë që kërkojnë të fitojnë besimin e stafit teknik. Njëri prej tyre është Elvis Zouhoule, i cili do të ketë një tjetër mundësi për të treguar vlerat e tij dhe për të bindur trajnerin Edi Martini se meriton të jetë pjesë e kuqebluve për sezonin 2026-2027.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë është ende në periudhë prove dhe sfida ndaj kurbinasve mund të rezultojë vendimtare për të ardhmen e tij. Deri tani ai nuk ka arritur të lërë gjurmën e pritur, ndaj 90 minutat e kësaj miqësoreje përbëjnë një test shumë të rëndësishëm, ku do të kërkojë të shfaqë cilësitë e tij në repartin ofensiv.

Në fokus do të jetë edhe Daniel Perez. Sulmuesi venezuelian, i cili ka firmosur me Vllazninë, pritet të marrë më shumë minuta për të dëshmuar se mund të jetë një armë e rëndësishme në sulm. Në miqësoren ndaj Otrant ai nuk arriti të shfaqte potencialin e tij, ndaj përballja me Laçin vjen si një mundësi ideale për të ndryshuar përshtypjen.

Për stafin teknik, kjo miqësore nuk do të shërbejë vetëm për të testuar gjendjen e skuadrës në prag të sezonit të ri, por edhe për të marrë vendime të rëndësishme mbi organikën. Pikërisht për këtë arsye, paraqitjet e Zohueles dhe Perezit do të ndiqen me vëmendje të veçantë, pasi nga ajo që do të tregojnë në fushë mund të varet edhe roli i tyre në projektin e Vllaznisë për edicionin 2026-2027.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments