Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBallkani kërkon trajner gjerman, por jo Thomas Brdariç

Ballkani kërkon trajner gjerman, por jo Thomas Brdariç

U perfol ne vere, por edhe ditet e fundit megjithate Thomas Brdariç pritet te mos shkoje te Ballkani, ne Superligen e Kosoves. Drejtuesit e ketij te fundit jane duke kontaktuar me nje tjeter trajner gjerman.

Ka qene zeri.info qe e ka bere te ditur kete gje kur shkruan: “Skuadra nga Suhareka do të drejtohet nga një trajner gjerman, por jo Thomas Brdaric, i cili e drejton Vllazninë e Shkodrës e për të cilin u raportua në medie.

Nga burime të sigurta mësojmë se trajneri gjerman do të vijë për një pagë të majme te Ballkani, derisa emri i tij do të zbulohet për opinionin së shpejti”.

Ekipi nga Suhareka që garon në Superligën e Kosovës në futboll, të martën ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me Isufin, i cili mori drejtimin e ekipit para fillimit të këtij sezoni.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments