Ballkani synon të përsërisë historinë këtë sezon dhe të arrijë edhe një Herë tjetër në grupet e Ligës së Konferencës. Skuadra nga Suhareka u eliminua në Champions nga Ludogorets, por në ndeshjen e parë shkëlqeu duke e mundur 2-0.

Sakaq, merkatoja e verës i ka sjellë të tjera përfitime financiare skuadrës së Dajës. Sulmuesi Albion Rrahmani do të transferohet në kampionatin rumun, aty ku do të jetë pjesë e skuadrës së Rapid Bukureshtit.

Palët kanë arritur akordin dhe mediat rumune raportojnë se bëhet fjalë për një transferim që kap vlerën e 600 ose 700 mijë eurove, shumë kjo e konsiderueshme për skuadrën nga Suhareka.

Problemi i vetëm për momentin është dokumentacioni, pasi Rrahmani gëzon vetëm pasaportën e Kosovës dhe Rumania nuk e njeh zyrtarisht Kosovën si shtet. Ai duhet të pajiset me një vizë të posaçme dhe sapo të zgjidhet ngërçi, do të kompletohet transferimi i tij.