Ne barazim 0-0 eshte mbyllur pjesa e pare e ndeshjes ne mes Teutes dhe Vllaznise qe po luhet ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit.
Ndeshja ka nisur me mire per Teuten qe ne minuten e 6-te duhej te kishte kaluar ne avantazh por dy lojtare te saj shume prane vijes fatale bejne me te veshtire duke mos arritur ta shtyjne dot topin ne rrjete.
Ne minuten e 27-te ka qene shkodrani Vecaj qe gjuajti me te majten nga jashte zone por priti Sherri.
Ne minuten e 41-te ka qene sulmuesi Nikaç qe goditi topin me koke brenda zone por serish reagoi mjaft mire portieri Sherri duke e zoteruar ate.
Ne ’43 kapiteni Arapi shenoi ne porten e Vllaznise por goli u anullua per pozicion jashte loje.
Vllaznia nga ana e saj ka bere shume pak ne manovren sulmuese ne kete 45 minutesh duke i kushtuar me shume rendesi mbrojtes.
Vllaznia po luan me Sherrin ne porte, ne mbrojtje eshte Gurishta ne krahun e djathte ndersa ne te majte po luan Herald Marku. Sakaq edhe dyshja e qendres nuk ndryshon me Shehin e Maloten.
Treshja e mesfushes eshte e perbere nga Ramadani, Hygor dhe Kruja. Nderkohe treshja e sulmit ka nje ndryshim me heret e tjera.
Lika e Shtubina do kene per detyre te mbeshtesin brazilianin Wenderson kete here i cili ka zene vendin e Zogajt.