Ne barazim 1-1 eshte mbyllur pjesa e pare e ndeshjes ne mes Vllaznise dhe Tiranes qe po luhet ne keto momente ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Ndeshja eshte zhbllokuar shpejt teksa Dilaver ka kthyer ne gol nje 11-metersh te fituar nga Victor da Silva. Por avantazhi ka zgjatur vetem dy minuta sepse Batha ka barazuar me ane te nje goditje denimi.

4′ GOOOOL VLLAZNIA 1-0/ Zhbllokohet sfida! Dilaver kalon në avantazh shkodranët duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë.

6′ GOOOOOL TIRANA 1-1/ Batha realizon nga goditja e dënimit. Start fantastik në “Loro Boriçi”.

20′ Pranë golit Vllaznia me Jonuzin, pas harkimit të Hoxhajt nga e djathta, topi ka shkuar te mesfushori, i cili provoi me një gjuajtje në hyrje të zonës, e cila ka shkuar ngjitur me shtyllën.

25′ E pabesueshme çfarë humbet Taulant Seferi i vetëm përballë portierit. Pas asistit të Bathë, futbollisti i Kombëtares, ka tentuar në hyrje të zonës për të mposhtur Zogoviç, por gjuajtja e tij, ka qenë e gabuar duke e dërguar topin mbi kuadrat.

VLLAZNIA- TIRANA 1-1

Dilaver ‘4 (11-m)/ Batha ‘6

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Kruja, Krymi, Jonuzi, Hoxhaj, Demir Imeri, Da Silva, Dilaver. Trajner: Th. Brdaric

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Vangjeli, Behiratçe, Halili, Toli, Çelhaka, Batha, Ismajlgeci, Torasa, Seferi. Trajner: O. Shehi