Një barazim i çmendur në Vorë mes skuadrës vendase dhe Partizanit në shifrat 2-2. Një ndeshje me shumë emocione, por vendsit janë treguar më të saktë dhe si rrjedhojë kanë arritur ta administrojnë avantazhin e krijuar që në pjesën e parë.
Vora kalon në avantazh falë Luis Felipes në minutën e 42-të. Të kuqtë tregohen inekzistentë në mbrojtje. Kërnaja proteston për faull të shkaktuar nga Vora, para se të niste aksioni ku u fitua këndorja. Tre minuta më vonë do të i vinte edhe goli i dytë i vendasve me anë të Çibuike. Në shtesën e pjesës së parë, Partizani shënoi me anë të Doumbia dhe pjesa e parë do të mbyllej në shifrat 2-1.
Në të dytën, Vora me anë të kundërsulmeve ka më shumë raste shënimi, por të pashfrytëzuara. Ndërkohë dy minuta para fundit madje të kuqtë mbetën me 10 futbollistë pai Doumbia u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të parregullt ndaj Kasallës shumë pranë zonës së rreptësisë.
Por në minutën e 95-të kemi një autogol me anë të Çibuike dhe në këtë mënyrë të dy ekipet ndajnë nga një pikë në këtë përballje. Pas ndeshjes së sotme Vora është ngjitur në kuotën e 27 pikëve, ndërsa Partizani ka 43 pikë, 9 pikë larg kreut të renditjes.


