Vllaznia luan me Tiranën në transfertë, të shtunë në 17:00. Dueli vlen për javën e 34 në Superligë, me shkodranët që duan zonën evropiane edhe nga kampionati, teksa janë në finalen e Kupës kundër Laçit.
Përballë kampionëve të saposhpallur të Shqipërisë, trajneri Elvis Plori ka disa probleme në ekip. Sulmuesi Djurdjevic vuan një dëmtim, teksa nuk dihet nëse do ia dalë të jetë gati.
Gjithashtu edhe Latifi nuk është në 100 përqind të gjendjes fizike pas dëmtimit, teksa portieri Qarri është jashtë për shkak të kartonave.
Shkodranet do te bajne çmos per te mos dale pa pike nga takimi i se shtunes ndaj Tiranes sepse vetem ne kete menyre ata mund te arrijne objektivin e tyre ne kampionat.