Joald Ivziku eshte nje nga talentet e rradhes te futbollit shkodran, qe luan per ekipin e Bylis, krahas edhe disa shkodraneve te tjere. Sulmuesi u transferua ne janar te kjo skuader, teksa qe nga ajo periudhe me ballshiotet, zhvilloi 8 ndeshje dhe arriti te shenoje edhe nje gol, ne ndeshjen ndaj Shkumbinit.

Ne nje prononcim per “Shkodra Sport”, Ivziku flet per ecurine me ekipin e tij, ambientimin ne Ballsh, por edhe per deshirat e tij ne te ardhmen.

“Jam shume i lumtur qe iu bashkova ekipit te Bylisit kete janar. Normal, cdokush do te luaje per vendin dhe qytetin ku rritemi, por sporti keshtu e ka. Gjithkush vazhdon rrugen e tij per me te miren e tij.

Transferimi im te Bylis ka ndikuar per mire normal, sepse po marr besim nga stafi i ekipit, shoket dhe kryesisht nga presidenti i ekipit, z. Besnik Kapllanaj.

E ardhmja ime akoma nuk dihet, sepse nuk kam nje kontrate konkrete, por qe besoj se do te jem pjese e ekipit te Bylisit edhe sezonin tjeter.

Besoj qe deri tani, kam kontribuar per mire, por qe duhet te gjej rrugen e rrjetes me teper. Megjithate, akoma nuk e di saktesisht nese do vazhdoj te jem pjese e Bylis, por besoj qe po.

Cdo shkodran do qe nje dite, heret apo vone te luaje me fanellen e Vllaznise. Normal, edhe une jam nga ato shkodrane, qe e duan kete gje”,-mbylli prononcimin e tij, sulmuesi shkodran i Bylis, Joald Ivziku.

Maringlen ZHIVANI